Pasi i biri 5-vjeçar nisi luftën me kancerin, këngëtari rikthehet me një rrëfim prekës

Në kopertinën e fundit të ‘People’ është shfaqur këngëtari Michael Buble pasi u shpreh se do të hiqte dorë nga muzika për të birin.

Në një rrëfim ekskluziv dhe shumë të ndjerë, fituesi i shumë çmimeve ka deklaruar se është një njeri i ndryshuar pas gjithë peripecive që kaloi me djalin e tij. “Nuk besoj se ka njeri që kalon vështirësi si ato që unë dhe bashkëshortja ime përjetuam dhe nuk ndryshon prej tyre. Të gjithë ata që ishin pranë meje e kuptuan çfarë po kaloja. Unë kam superheronj në jetën time”,-është shprehur këngëtari.

Kujtojmë se djali 5-vjeçar i Michael dhe bashkëshortes së tij, aktores Luisana Lopilato para 2 vitesh u diagnostikua me kancer. Përpara njërës prej performancave në Londër, këngëtari mori telefonatën e tmerrshme nga bashkëshortja për gjendjen e djalit. Që prej asaj kohe dy personazhet e njohur u tërhoqën nga ekrani për t’iu përkushtuar vetëm Noah-s. I vogli i tyre tashmë e ka kaluar fazën më të keqe dhe po merr veten.

Share With:
Translate »
639 Views