Një mama ‘cool’ si Rita Lati, kalon jetën e natës bashkë me Rozën

Rita dhe Roza Lati kanë një lidhje shumë të ngushtë, por ne nuk do ta konsideronim si një marrëdhënie klasike nënë e bijë. Ato duken si dy mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën, që ndajnë së bashku çdo gjë. Madje mund të themi se Rita është një mama shumë ‘cool’, aq sa ndonjëherë është e vështirë ta dallosh nga Roza. Mbrëmjen e sotme të dyja kanë vendosur ta kalojnë së bashku “jetën e natës” në një nga baret më të njohura në zonën e Bllokut, në kryeqytet. Një pjesë e madhe e mamave nuk i preferojnë ambientet me muzikë të lartë dhe kryesisht lokalet e natës. Ndërsa Rita nuk e ka aspak problem që të shoqërojë Rozën. Më pas të dyja kanë bërë edhe një video ‘live’ në ‘Instagram’, gjatë së cilës kanë shkëmbyer shpesh batuta me njëra-tjetrën.

Share With:
Translate »
605 Views