“Kate shtatzënë”, thashethemi që po çmend mediat dhe bastet britanike

Thashetheme se dukesha e Cambridge është sërish shtatzënë me fëmijën e katërt ka disa javë që po qarkullon në mediet britanike dhe bastvënësit janë hedhur në sulm. Janë gjithnjë e më të forta zërat për shtatzëninë e Kate Middleton dhe moskomentimi i “Kensington Palace” shton dyshimet.

Sipas “Bookies Coral”, probabiliteti që Kate të lindë një tjetër royal baby në vitin 2019 është goxha i lartë. Faqja publikoi dhe kuotat: shtatzënia është kuotuar 3 me 1, ndërsa njoftimi i lajmit para mbylljes së vitit është 10 me 1.

Harry Aitkenhead i “Bookies Coral” deklaroi për “Express”: “Ka shumë mundësi që familja e Kate dhe William të shtohet me një tjetër fëmijë. Kemi pasur shumë baste në dy javët e fundit”.

Share With:
Translate »
730 Views