Nuk la testament, ja kujt i shkon pasuria 25 milionë dollarëshe e Avicii-t

E gjithë pasuria prej 20 milionë pafundësh e DJ Avicii do t’iu takojë prindërve të tij. Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, nuk ka shkruar testament,  megjithatë, sipas dokumenteve ligjore që u bënë publike, prindërit e tij, Klas Bergling dhe Anki Liden do të pranojnë pasurinë prej 20 milionë paund.

Sipas gazetës suedeze “Expressen”, me ligjin suedez pasuria e Avicii automatikisht do t’u jepet prindërve të tij. Avicii, i cili famën e ka arritur me këngën “Levels” në vitin 2011, ka pasur pasuri prej 61 milionë paund, por milionat ua ka dhuruar bamirësisë. DJ ishte përshkruar nga familjarët e tij si “shpirt të ndjeshëm që nuk do të mund të shkonte më tej” dhe se ai “u përball me mendime rreth jetës dhe lumturisë”.

Avicii ka folur rreth etapës tjetër jetësore me mesazhe prekëse, dhe fansat kishin arritur t’i kapin kuptimet e fshehura në tekstet e këngëve të tij. Në vitin 2017, Avicii ka ndalur turnetë dhe performancat live, pasi ishte diagnostikuar me pankreatit nga pijet e tepërta.

Për jetën e tij është realizuar një dokumentar, i cili është filmuar nga miku më i afërt, Levan Tsikurishvili. Ky dokumentar do të debutojë në Netflix, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani të Madhe dhe Australi më 28 dhjetor. Përmes këtij dokumentari paraqiten histori të vërteta, që shfaqin portretin e artistit që nuk frikësohet nga thyerja.

Share With:
Translate »
640 Views