Sokol Balla më i emocionuar se kurrë për të vetmen femër që e bën të qajë

Moderatori i njohur, Sokol Balla e ka nisur ditën në mënyrën më speciale. Disa foto të publikuara në ‘Instagram’ nga ai na kanë lënë të kuptojmë se data 20 dhjetor është shumë e veçantë për të dhe familjen e tij. Vajza e tij Belen feston ditëlindjen dhe si rrallë herë, moderatori bën një përjashtim duke publikuar disa foto me të.

“Ti je drita e diellit, drita ime e vetme. Ti më bën të lumtur, ti më bën të qesh, ti më bën krenar, ti më bën të qaj, unë jam babai yt dhe të dua pafund, 1 milionë herë. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Belen”,-shkruan ai.

Share With:
Translate »
677 Views