Nëna për të parën herë, këto janë të famshmet që pritet të sjellin në jetë fëmijët gjatë 2019-s

Për disa nga vajzat e dashura të ekranit shqiptar, gëzimit të festave ju shtohet edhe emocioni i pritjes së ëmbël. Me ardhjen e 2019-tës të gjitha shtatzënitë do të kthehen në lajme të ardhjes në jetë të vogëlushëve të tyre të parë. Vajzat e njohura që do të bëhen nëna këtë vit do e përjetojnë këtë emocion për herë të parë dhe secila prej tyre ka ndarë me publikun ndjesitë e papërshkrueshme. Më poshtë, ju rikujtojmë listën e bebushave që do të na bekojnë gjatë 2019-tës me ardhjen e tyre në jetë.

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është në muajin e 5-të të shtatzënisë. Ajo do të bëhet për herë të parë nënë e një djali dhe së bashku me bashkëshortin Tolgahan Sayisman po shijojnë çdo moment të kësaj periudhe. Almeda dhe Tolgahan pritet të bëhen prindër rreth muajit prill.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ këngëtarja Anjeza Shahini zbuloi për publikun se është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, diplomati Paul Edëard Conolly do të bëhen prindër për herë të parë dhe Anjeza ka preferuar që të mos japë më tepër detaje rreth kësaj teme.

Moderatorja Elita Rudi e zbuloi pritjen e ëmbël në një mënyrë mjaft speciale. Ajo ekspozoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur në videoklipin e këngës “Distanca” të bashkëshortit të saj, Gjiko. Dyshja janë në pritje të një djali.

Listës së vajzave shtatzëna së fundmi i është shtuar edhe moderatorja e modelja Diellza Kolgeci. Ish-Miss Kosova është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se nuk e di ende gjininë e bebit.

Share With:
Translate »
766 Views