“Duke kërcyer me bushin”, Aulona Musta bën dedikimin emocionues | Video
Moderatorja Aulona Musta ka emocionuar me një dedikim për të atin.
Aulona ka publikuar në Instagram një video ku shihet duke kërcyer me babain, ndërsa shkruan se është me fat që e ka si shok.
‘Me bushin Eshte fat ta kesh pasur babin gjithmone si shok. Me te mund te flas, bej shaka, sillem, kercej sikur te isha me nje mik.
Eshte fat ta kesh pasur gjithmone krah, ne cdo vendim te marr dhe mos te te kete penguar kurre, ne asnje deshire, apo kerkese tenden, edhe pse mund te kete qene absurde ne syrin e nje prindi. Me ka lene gjithmone te lire dhe per kete do ti jem gjithmone mirenjohese!’, shkruan Aulona.