Xhuli nuk heq dorë nga palestra edhe në ditët e fundit të shtatzënisë
Xhuli ka ndarë me ndjekësit e saj pamje nga palestra, duke treguar se nuk po heq dorë nga aktiviteti fizik edhe në ditët e fundit të shtatzënisë.

Në postimin e saj, ajo shfaqet duke ushtruar, ndërsa krahas pamjeve ka shkruar: “Still going hard. These babies going to have energetic mother”, duke shprehur dëshirën për të qenë një nënë energjike për fëmijët e saj
Xhuli është në pritje të binjakëve, një vajze dhe një djali, dhe duket se po i shijon me shumë përkushtim ditët e fundit para ardhjes së tyre në jetë.
