Po Zaho e di të vërtetën? Edi Rama nuk do ta gënjejë të birin

Këtë fillimvit, ndryshe nga të gjithë të tjerët, Kryeministri Rama i ka përshëndetur të gjithë me një kartolinë familjare për t’u uruar festat. Nëse portreti i Zahos ka mbetur gjithmonë i fshehur ndaj ndjekësve, këtë herë Kryeministri nuk u kujdes që t’ia fshihte Zahon rrjetit, por bashkë me të gjithë familjen, postoi edhe buzëqeshjen e ëmbël të Zahos.

Si për të gjithë fëmijët, edhe për Zahon, atmosfera festive e Vitit të Ri, nuk mund të kuptohet pa Babagjyshin. Edhe ai e di se Viti i Ri vjen gjithmonë me Babagjyshin, i cili sjell dhurata dhe i vendos ato poshtë pemës.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama, i ftuar në “Xing me Ermalin”, e nisi me festën e Vitit të Ri dhe traditat në familjen e tij. Ndër të tjera, ai tha se është nip, djalë dhe burrë me fat, sepse ka ngrënë gjithmonë bakllavanë më të mirë nga duart e gjyshes, nënës dhe bashkëshortes: “Jam nip, djalë dhe burrë me fat”,– tha ai duke iu referuar ëmbëlsirës tradicionale shqiptare.

Pasi Ermali e pyeti për të birin dhe për të vërtetën e tij për Babagjyshin dhe Vitin e Ri, Rama tha se Zaho e di të vërtetën: “Zaho e di që ka një të vërtetë. Zaho e di që ka një Babagjysh që vjen në fshat dhe lë dhurata poshtë pemës…”

Për Zahon 4-vjeçar, por edhe për shumë fëmijë të tjerë si ai, Babagjyshi është një personazh real, i cili u sjell dhurata për Vitin e Ri. Fëmijët dhe bota e tyre e ëndrrave, e fantazisë, për Kryeministrin Rama, si edhe shumë prindër të tjerë, duhet të zgjatë sa më shumë të jetë e mundur, si e tillë. Me kohën, ata do ta kuptojnë vetë që Babagjyshi, në të vërtetë nuk ekziston, por dhuratat ua kanë sjellë çdo vit prindërit poshtë pemës. Megjithatë, edhe atëherë kur kjo të ndodhë, ata sërish do të mbeten me kujtimin e bukur të ‘Babagjyshit’ dhe historive të ëmbla të fëmijërisë.

Share With:
Translate »
653 Views