Nga heqja e titullit deri tek rraca e përzierë, ja sa ndryshe do të jetë fëmija i Meghan nga kushërinjtë e parë
Familja mbretërore mund të ketë shumë trashëgimtarë të vegjël, por asnjëri nuk e shkroi historinë ashtu si do të bëjë foshnja e Meghan Markle me Princ Harryn. Ja përse trashëgimtari i shtatë i fronit dallon nga kushurinjtë e tij George, Charlotte dhe Louis .
Ndonëse nuk ka gjasa që Meghan Markle ta mbajë pasaportën e saj amerikane në të ardhmen, fëmija ka të drejtën të marrë pasaportën dhe shtetësinë gje e cila do t’i ekspozonte për herë të parë pjestarët e familjes mbretërore ndaj auditit për të ardhurat e tyre private.
Fëmija e ka prejardhjen nga rraca të përziera.
Thuajse 4 vite më parë, atëherë kur Meghan Markle ende nuk e kishte takuar princ Harryn, bashkëshortin e saj të ardhshëm, u shpreh në vitin 2015 për revistën ELLE, se prejardhja e përzierë mund të ketë krijuar një zonë gri duke e mbajtur me një këmbë në të dy anët e gardhit, por ajo ka mësuar ta pranoj këtë fakt. E me shumë mundësi, Meghan nuk do të lejojë askënd ta bëjë fëmijën e saj të ndihet keq përse e ëma vjen nga një rracë e përzierë.
Pas shumë vitesh mund të jetë dukesha e parë që sjell në jetë një fëmijë në shtëpi.
Nuk do të ketë titullin princeshë apo princ
Sipas protokollit mbretëror, vetëm trashëgimtari i parë i Princit ka të drejtën të marrë titullin Princ, pra George 6 vjeçar, por Mbretëresha bëri një përjashtim për Charlotën dhe Princin Louis. Por fëmija i ardhshëm i princ Harryt do të ketë titullin, Lord ose Lady [emrin e parë dhe Mountbatten-Windsor.