Ishte nisur për të marrë ushqime për familjen, gjendet i ngrirë kryefamiljari në Korçë

Reshjet e dëborës kanë pushtuar vendin prej javësh dhe sot u shënua viktima e tretë nga i ftohti.

Mësohet se 53-vjeçari Ajet Zikollari u gjet i ngrirë nga familjarët e tij në zonën e Proptishtit, në Korçë.

Sipas raportimeve, i ndjeri nga fshati Selcë e Sipërme ishte nisur me gomarin e tij për të marrë ushqime për familjen në Proptisht, por nuk mundi të kthehej.

Burime nga Bashkia e Pogradecit thonë se, 53-vjeçari kishte rënë nga gomari në përrua dhe dyshohet të ketë humbur jetën nga i ftohtit.

Sipas dëshmisë së familjarëve, gomari ishte rikthyer në shtëpi pa të zotin dhe pas kërkimeve, familjarët e tij e gjetën të ngrirë.

Share With:
Translate »
628 Views