Ndërron jetë foshnja 8-muajshe, pasi nëna i jep vodka për ta vënë në gjumë
Disa qenie njerëzore thjesht nuk e meritojnë të sjellin fëmijë në këtë jetë! Ky duhet të ishte fati i një gruaje, që të mos ishte bërë kurrë nënë dhe jo faji i foshnjes që të kishte këtë grua për nënë. Për ta vënë në gjumë foshnjen 8 muajshe, nëna e re Nadezhda Yarych i kishte dhënë alkool të pastër, Vodka duke i shkaktuar probleme të rënda shëndetësore të voglit.

Ndonëse djali kishte qenë i sëmurë për dita ditë dhe nuk kishte ndërruar jetë menjëherë, nëna e tij refuzonte ta çonte në spital, duke i afruar kështu vdekjen të voglit. Duket se për atë grua ishin më të rëndësishme festat me shoqërinë dhe sipas të dashurit të saj, ajo gjente gjithëfarë mënyrash për ta vënë në gjumë djalin vetëm për të dalë nga shtëpia.
Sipas njoftimeve, kur djali i vogël i quajtur Zakhar u shtrua në spital pas shumë ditësh kishte marrë një infeksion të rëndë viral, por që sistemi i tij i dobët imunitar nuk e kishte mposhtur dot. Nëna kishte pohuar se e kishte trajtuar fëmijën në shtëpi, por vogëlushi ka patur nevojë për ndihmë të specializuar që në momentin kur i ishte dhënë vodka.

Policia filloi hetimin e nënës dhe të bashkëshortit të saj Mikhail Yarych, i cili është njerku i foshnjës së saj dhe pse ishte në dijeni të situatës, nuk bëri asgjë për të ndihmuar fëmijën.