Dadoja dënohet me 15 vite burg pasi tentoi të mbyste foshnjen 2-muajshe; ja çfarë ju gjet në ezofag vogëlushit

Marianne Benjamin-Williams, një 47 vjeçare Nju Jorkeze, është dënuar me 15 vite burg pas tentativës të mbyste një foshnje dy-muajshe me peceta të lagura. Dadoja ishte e punësuar me kohë të plotë nga prindërit e vogëlushit e më parë nuk kishte shfaqur shenja problematike as me foshnjen e as me vjazën e madhe të familjes e cila ishte vetëm 14 muajshe. Përpara trupit gjykues, dadoja pohonte se letrën e lagur ia kishte futur në fyt djalit të vogël, por kjo gjë kundështohej nga provat, pasi letra nuk dukej me sy të lirë dhe ishte shtyrë me fortë thellë në ezofag nga një i rritur dhe jo fëmijë.

Prokurorët ngritën hipotezën se 47-vjeçaria Benjamin-Williams u përpoq të mbyste fëmijën, sepse ajo ishte e pakënaqur me pagën që i kishin vendosur prindërit e fëmijëve.

Benjamin-Williams kishte insistuar se kishte bërë gjithçka që mundej për të shpëtuar djalin, madje dhe metodën e ndihmës së shpejtë kur mbytet një fëmijë (lexojeni këtu) , por kur kishte parë se fëmija ishte shndërruar në blu nga mungesa e oksigjenit kishte marrë policinë. Ekspertët e shëndetit e kishin gjetur foshnjen me gojë të gjakosur, shenja të cilat ishin bërë nga thonjtë e dados. Megjithëse 47-vjeçaria shfaqej  penduar dhe pohonte se kurrë nuk kishte patur qëllimin për të vrarë vogëlushin, u dënua me 15 vite burg.

Share With:
Translate »
577 Views