“Pashë tmerr me sy”, nënës së re i hapet plaga e operacionit dhe mban në dorë të brendshmet e saj derisa vjen ambulanca
Një gruaje 38-vjeçare iu desh të kalonte tmerrin më të madh të jetës së saj 5 ditë nga lindja, vetëm se plaga e operacionit iu hap në dush. Mel Bremner e ka ndarë këtë moment me gjithë ndjekësit në rrjetet sociale për të paralajmëruar të gjitha gratë shtatzëna apo vajzat e reja të cilat në të ardhme do të bëhen nëna.
“Nuk e mbaj mend nëse e ndjeva, apo thjesht pashë të brendshmet e mia të dala nga plaga e operacionit. E dija se pot ë bërtisja do të rrisja presionin e gjakut, ndaj ruajta qetësinë. Ishte e tmerrshme të mbaje zorrët e tua në dorë e të mendoja se mund të ndërroja jetë nga momenti në moment. “
Ishte burri i Mel Bremner, ai që lajmëroi ambulancën para se të ishte shumë vonë për nënën e re. Katër ditë pasi gruaja kishte lindur, kishte vënë re që plaga i pikonte sekrecione të bardha, por nuk mendoi se kjo ishte një gjë serioze.
Ditën tjetër, 38-vjeçarja e gjeti veten duke mbajtur me dorë të brendshmet e saj. Sapo shkoi në spital, kirurgu që kreu operacionin e lindjes së saj, tha se mund të mos e kishte lidhur fort nyjen ose ta kishte prerë këtë të fundit shumë të shkurtër.

Pavarësisht përvojës së parë të tmerrshme, nëna sërish bëri dy fëmijë të tjerë me operacion. Të gjithë bien dakord se ajo është një nënë trime, ndërsa ajo vetë nuk e konsideron veten të tillë.
“Faleminderit të gjithëve për të gjitha komentet e bukura këtu lidhur me historinë time! Jam larg nga të qenit trime, ka gra që kalojnë shumë më keq se unë”, komenton ajo në një postim në Facebook.
“Shpresoj që duke ndarë këtë, të paktën e ndihmova një person të kalonte diçka të tillë, ose ta shmangte atë! Unë nuk e bëra atë për të frikësuar askënd ose për të vënë askënd në pozitë të vështirë. Unë jam shëruar plotësisht tani-shtatë vjet më vonë dhe me dy operacione të tjera, kur kujtohem më vjen të qesh”. Kjo nuk do të thotë se duhet të frikësoheni për kryerjen e një lindjeje me operacion. Duhet të informoheni paraprakisht tek mjeku për mundësinë më të mirë për ju.”
