Teprica e qumështit të gjiri gati i merr jetën foshnjes së sapolindur ; ja çfarë që duhet të dinë nënat e reja
Neve, nënat përjetojmë shumë dhimbje gjatë lindjes e më pas tregohemi shumë të kujdesshme për të mos dëmtuar krijesat tona të vockla e të dashura. Por për fat të keq, ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kemi ëndërruar, pikërisht atëherë kur më së paku i presim. Një ndër këto është mbi-aktiviteti i gjëndrave të laktacionit, ose në terma të thjeshtë, mbiprodhimi i qumështit të gjirit. Rrjedhja e qumështit është një problem i zakonshëm në gji, por shumë nëna e konsiderojnë këtë si një “gjë të mirë”, pasi për ato “më shumë qumësht” do të thotë më shumë ushqim për fëmijët.
Mirëpo pasojat e mbiprodhimit të qumështit mund të jenë të rrezikshme. Një incident i tillë u bë viral kohët e fundit në mediat sociale pasi tregonte për një nënë të trembur, kur kuptoi se foshnja e saj për pak u mbyt nga qumështi i nënës.

Rebeka Taylor, nëna në fjalë, thotë se ishte ‘dita më e frikshme’ e jetës së saj, kur ajo thirri ambulancën, pasi pa të voglin e saj që nuk po merrte dot frymë dhe pothuajse po jepte shpirt. Kur fëmija filloi të kthehej në ngjyrë blu, Rebeka u tmerrua se më e keqja mund të ndodhte. Ishte shkatërrimtare për nënën e re të shihte të voglin e saj me maskë dhe tuba oksigjeni. Fatmirësisht, fëmija shpëtoi më vonë dhe nuk ndodhi asnjë fatkeqësi. Megjithatë, është e rëndësishme të informohemi dhe të dimë më shumë për këtë çështje dhe të ndërmarrim hapa të duhur për të ndërgjegjësuar nënat mbi mbytjen nga qumështi i gjirit.
Mbiprodhimi i qumështit është një problem hormonal ku hormoni oksitocin prodhohet më shpejt krahasuar me hormonin prolaktin dhe rezulton në rrjedhje më të tepërt dhe më të shpejtë të qumështit të gjirit.