‘Turistët e lindjes’, kush shkon për të lindur fëmijë në Amerikë, arrestohet

Të ashtuquajturit “Turistët e lindjes” udhëtojnë në vende të huaja për të lindur, në mënyrë që fëmijët e tyre të fitojnë shtetësinë e atij vendi. Ky fenomen është mjaft i përhapur edhe në SHBA, pasi ky vend I lakmuar nga gjithë bota i jep automatikisht nënshtetësinë foshnjave të lindura në tokën amerikane.

Por duket se nën epokën e presidentit, Trump, edhe kjo mënyrë emigracioni po luftohet me të gjitha mënyra. Kështu për herë të parë janë arre stuar në SHBA organizatorë të kësaj mënyre të marrjes së nënshtetësisë amerikane.

“Kjo është hera e parë që akuzat penale janë ngritur në një gjykatë federale të SHBA mbi këtë praktikë, shprehet Thom Mrozek, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të SHBA.

Të tre personat e arrestuar ndodhen në paraburgim dhe u akuzuan për “komplot për të kryer mashtrime të imigracionit, pastrimin e parave ndërkombëtare dhe vjedhjen e identitetit”.

 

Share With:
Translate »
744 Views