Kënga dedikuar të birit paska qenë e fundit, këngëtarja shqiptare heq dorë nga muzika?

Ajo që është konsideruar gjithmonë diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, mund t’i ketë dhënë fund me muzikën. Prej disa kohësh, zërat se ylli i muzikës shqiptare ka vendosur të mos jetë më pjesë e industrisë muzikore janë shoqëruar edhe me aludimet se Adelina Ismaili, këngën e fundit, publikuar natën e ndërrimit të viteve, dedikuar të birit, e kishte të fundit.

Në fakt, të gjitha këto paskan qenë të vërteta. Pasditen e sotme, nga studio e “E Diell” ku ishte e ftuar, Adelina, në fund të përfomancës muzikore me një kolazh këngësh bashkë me Fjoralba Ponarin, dha edhe një deklaratë që i forcoi dyshimet. Pas pyetjes së Ervinit nëse kënga e fundit ishte vërtet e fundit, ajo tha: “Kënga për Uliksin është vetëm e imja dhe ka mundësi që të jetë e fundit publike, por nuk e di, është gjithçka relative”,- shtoi ajo si për ta lënë pezull vendimin e fundit që ka marrë.

Edhe pse reagimi i publikut pas kësaj deklarate ishte një protestë e menjëhershme, Adelina edhe një herë tjetër tha se, megjithatë, vendimi nuk është i prerë: “Asnjëherë nuk i dihet”, – tha ajo në fund duke mos dashur ta konfirmojë përfundimisht.

 

 

Share With:
Translate »
711 Views