Diellza Kolgeci sapo e zbuloi gjininë e fëmijës si VIP-at botërorë!

Së fundmi është përhapur edhe në Shqipëri tradita e festës “BabyShower”, në të cilën prindërit bëjnë publike gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë. Madje pjesë e kësaj tradite është që prindërit ta zbulojnë gjininë e foshnjës në muajt e fundit. Ekzaktësisht kështu ka vepruar edhe modelja bukuroshe Diellza Kolgeci me partnerin e saj Fisnik Rugova. Pranë miqve dhe familjarëve mbrëmjen e sotme Diellza ka shpërthyer një tollumbac të madh, prej të cilit doli ngjyra rozë. Pra në këtë mënyrë të gjithë zbuluam se modelja do të lindë vajzë! Theksojmë se po të njëjtën traditë praktikojnë edhe VIP-at botërorë, ku pranë një rrethi të ngushtë të afërmish, prindërit plasin një tollumbac të madh ose diçka tjetër, dhe ngjyra që del zbulon për të gjithë të ftuarit gjininë e foshnjës.

Share With:
Translate »
968 Views