Thellohet tragjedia në liqenin e Shkodrës: Gruaja që u mbyt ishte shtatzënë

Tragjedia e ditës së djeshme, ku u mbyt një familje në liqenin e Shkodrës, tashmë e ka një të akuzuar.

Ditën e sotme është arre stuar prifti i Manastirit të Vranjës, Goran Kimpanov, për akuzën për vepër penale lidhur me mungesën e sigurisë.

Raportohet se brenda një afati të caktuar çështja do të dërgohet në Prokurorinë e Podgoricës.

Mësohet se prifti u mor në pyetje për rreth 20 orë në Qendrën e Sigurisë të Podgoricës gjatë mbrëmjes së djeshme.

Personat të cilët kanë shpëtuar kanë deklaruar se i ishin lutur priftit që t’i nxirrte në breg, pasi disa prej tyre duhet të ishin në punë pasdite, por ai nuk e ka bërë një gjë të tillë, veprim që ka çuar më tej në ngjarjen e rëndë.

Fatkeqësisht nga përmbysja e varkës që po kthehej nga Manastiri i Vranjës, u shua një familje me tre pjesëtarë.

Sakaq ditën e sotme u zbulua se gruaja Jana Kumboroviç ishte 4-muajshe shtatzënë.

Ka ndërruar jetë po ashtu bashkëshorti i saj Ratko, vajza 12-vjeçare si dhe miku i tyre që tentoi t’i shpëtonte, Darko Vujoseviç.

 

Share With:
Translate »
744 Views