E gjithë familja në stadium për të mbështetur babin

New England Patriots ishte shpallur kampion i NFL-it, duke mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar. Ndeshja kryesore të vitit nga shkallët e stadiumit e kanë ndjekur edhe shumë yje të botës së showbizit. Një prej tyre ishte edhe modelja e njohur Gisele Bundchen, e cila ka mbështetur bashkëshortin, i cili luan për ekipin triumfues, Tom Brady.Tashmë janë publikuar disa prej fotografive të pas ndeshjes teksa shihen çifti më i pëlqyer i Rugbyt teksa shkëmbejnë puthje pas përfundimit të takimit. Së bashku me bukuroshen ndeshjen e kanë ndjekur edhe fëmijët e sportistit, të cilët shihen tejet të lumtur në përqafim të Bradyt. Theksojmë se Tom Brady me 41 vjet u bë lojtari më i vjetër dhe 66-vjeçarii Bill Belichik është trajneri më i moshuar që ka fituar një kampionat të NFL-it. New England kështu barazuan rekordin e titujve me Pittsburgh Stilers, duke i kaluar rivalët e tyre me 37 fitore në “Play-Off”.

Share With:
Translate »
584 Views