Me këtë foto Blerina Bombaj na tregoi për vështirësitë ekonomike me të cilat është përballur

Blerina Bombaj është një ndër dietologet më të komentuara të momentit dhe së fundmi është kthyer edhe në një biznesmene. Megjithatë, jo gjithmonë jeta ka qenë e thjeshtë për Blerinën. Ajo ka treguar se gjatë kohës që ka qenë studente ka kaluar shumë vështirësi ekonomike dhe i është dashur të punojë dhe të studiojë njëkohësisht për të përballuar shpenzimet.

Me anë të një postimi në Instagram, Blerina ka treguar se kur ishte studente i vetmi ushqim që mund të përballonte ka qenë më i liri, ndërkohë që të tjerët mund të merrnin sanduiçë. “Po shijoj një kafe me Anën, e cila po provon ‘kulurin’ me susam, ushqimi i vetëm që mund të përballoja në kioskën e shkollës kur isha studente, pasi ishte asortimenti më i lirë, ndërsa të tjerët merrnin sanduiçe”, -ka shkruar dietologia në foton ku shfaqet me të bijën.

Share With:
Translate »
863 Views