Shkoi të kontrollohej për dhimbjen e kokës, e shtatzëna vdes disa orë më vonë

Një grua shtatëzanë ka vdekur nga tumori në tru vetëm disa orë pasi u ankua se kishte dhimbje koke.
Michelle Inman nga Lancashire filoi të kishte shqetësime të hënën në mëngjes dhe shkoi për tu vizituar. Ajo çfarë mjekët i thanë ishin tronditëse, kishte tumor malinj në tru.
Michelle iu nënshtrua një operacioni emergjent por nuk arriti dot që të mbijetonte dhe vdiq 26 orë më vonë.
29-vjeçarja ishte 11 javëshe shtatëzanë dhe priste fëmijën e saj të parë, raporton Manchester Evening News.
Ajo së bashku me bashkëshortin e saj James drejtonin dy biznese së bashku dhe do të festonin përvejtorin e tyre të tretë të martesës këtë fundjavë.
“Kanë qenë orët më të tmerrshme të jetës sime,”-është shprehur James. “Iu kam thënë gjithë familjarëve të saj, miqve dhe kolegëve të shkojnë në shtëpi dhe të qëndrojnë me familjet e tyre dhe t’iu tregojnë se sa shumë i duan.”

Share With:
Translate »
1030 Views