Shyhretja dhe Engjëllushja, nënë e bijë sërish në një projekt të përbashkët

Pas disa dueteve bashkë, Shyhrete Behluli dhe vajza e saj Engjëllusha, po sjellin edhe një këngë bashkë.

Këtë lajm e bëri të ditur Shyhretja përmes Instagramit ku postoi një fotografi krah vajzës.

“Shumë shpejt bashkëpunimi me Engjëllushën”, ka shkruar këngëtarja e muzikës popullore nën imazhin që mori mijëra pëlqime.

Ajo nuk dha detaje rreth këngës veçse marrë parasysh suksesin e dueteve të tyre, pritet të jetë një hit folklorik.

Share With:
Translate »
517 Views