Caitlyn Jenner uron të gjithë baballarët në jetën e saj, ‘harron’ ish-partnerin e Khloe

Babai i motrave Jenner dhe sportisti i njohur, Caitlyn Jenner, duket se nuk e ka harruar ende skandalin e tradhtisë së Tristan Thompson dhe Jordyn Woods. Së fundmi, ai ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale, ku ka uruar të gjithë baballarët në jetën e saj në festën e tyre. Në foto ajo ka filluar ne babain e vet, djemtë, si dhe ka përfshirë bashkëshortin e Kim, Kanye West dhe ish-bashkëshortin e Kourtney, Scott Disick, duke lënë kështu jashtë listës ish-partnerin e Khloe, Tristan. Edhe pse nuk është babai i saj biologjik, Khloe dhe Caitlyn kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe ky veprim, tregon se sa mbrojtës është ai ndaj të gjithë familjes Kardashian-Jenner.

Share With:
Translate »
529 Views