Filmat e animuar me të cilët edhe të rriturit do të fiksohen këtë vit

Plazh, pushime, relaks, cocktaile, pishina… çfarë mund të kërkoni më shumë në këto ditë të nxehta vere? Ah, po – një film të animuar! Nëse ndiheni nostalgjikë kjo është zgjedhja perfekte dhe ne jemi këtu për t`ju dhënë sugjerime. Pokemon, Frozen, Toy Story, Shrek etj. do të vijnë me episode të reja dhe për fansat e filmave të animuar nuk mund të kishte lajm më të mirë. Jo të gjithë realizimet kanë goditur në shenjë, por ne kemi përzgjedhur ata më të mirët dhe ju mbetet juve në dorë të zgjidhni!

Frozen 2

Bazuar në trailerin e publikuar pak ditë më parë, ky film duket shumë premtues. Në trailer zbulohen detaje nga e shkuara e Elsës dhe për udhëtimin e saj në veri për të zbuluar diçka… që nuk është ende e qartë.

Pokémon Detective Pikachu

Filmi ndryshon shumë nga show dhe loja. Filmi është më shumë për fansat e Pokemonit dhe ashtu si loja, edhe ai do të jetë fiksues.

How to Train Your Dragon: The Hidden World

Nëse ishe fans i dy të parëve, do ta adhurosh patjetër edhe këtë.

Lady and the Tramp

Do të jetë pjesë e filmit edhe ylli në ngjitje, Kiersey Clemons, si një personazh jo i animuar, kështu që ia vlen ta shikoni.

Toy Story 4

Toy Story ka qenë një ndër filmat më fiksues në çdo episod, kështu që ky nuk ka si të bëjë përjashtim.

The Lion King

Kasti është i mrekullueshëm: Donald Glover (Simba), Billy Eichner dhe Keegan-Michael Key (Timon dhe Pumbaa), ndërsa James Earl Jones si Mufasa. Për më tepër shikimet e trailerit premtojnë shumë.

Share With:
Translate »
522 Views