I jep fund beqarisë sonte, 20 milionë euro për dhëndrin e ri të Kombëtares Shqiptare?

Ndërkohë që Elseid Hysaj, sonte organizon ceremoninë e martesës në kalanë e Shkodrës, lajme të mira vijnë për të nga klubet e famshme sportive.

Atlético Madrid mund të nisë seriozisht tratativat për blerjen e Elseid Hysajt nga Napoli. Mediat spanjolle, ditët e fundit kanë shkruar se klubi madrilen është gati të japë 20 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare.

Raportohet se lojtari është edhe në axhendën e Manchester United që ka kontaktuar me drejtuesit e Napolit për të mësuar mundësinë e negociatave. 25-vjeçari është një prej emrave kryesorë për të zënë vendin e lënë bosh nga Juanfran tek Atletico. Ëndrra e madhe e klubit spanjoll është Nelson Semedo, por çmimi i tij është i lartë. Kolumbiani nuk ka pasur një sezon të mirë madje edhe në Copa America e ka nisur së zëvendësues. Veç kësaj, ai zë vend në skuadër si lojtar ekstrakomunitar.

Ndërkohë, vetë futbollisti kërkon të qëndrojë tek Barcelona dhe pret që klubi t’i japë një tjetër mundësi për të treguar veten. Kështu, mundësia për Hysajn bëhet gjithnjë e më reale. Deri tani presidenti i Napolit De Laurentiis ka pritur një ofertë nga Juventus për Hysajn teksa skuadra torineze do të drejtohet nga Maurizio Sarri që ka punuar më herët me lojtarin shqiptar.

Elseid Hysaj pret të njohë të ardhmen e tij teksa duket se e ka ndarë mendjen se do të largohet nga Napoli. Javën e ardhshme pritet të ketë lajme të rëndësishme për kapitenin e Kombëtares Shqiptare.

Share With:
Translate »
543 Views