Surprizë! Renis Gjoka bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e bebushes

Artisti i njohur shqiptar Renis Gjoka ka habitur publikun me lajmin e bukur që ka dhënë ditën e sotme. Ai dhe partnerja e tij Jona, janë bërë prindër për herë të parë duke sjellë në jetë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aura. Renisi postoi pak caste më pare një foto të ëmbël teksa mban në krahë të voglën e tij.

Lajmi erdhi në mënyrë të papritur për të gjithë, pasi siç tanimë e dimë Renisi është një ndër artistët më të rezervuar përsa i takon jetës së tij private. Prej disa vitesh ai është një një lidhje me vajzën e quajtur Jona mirëpo gjithmonë ata kanë dashur ta mbajnë romancën e tyre sa më larg syrit mediatik. Të njëtjtën gjë bënë edhe me për pritjen e ëmbël duke e mbajtur tepër të fshehtë deri në momentin që bebi erdhi në jetë.

Ne i urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur Aurës së vogël!

View this post on Instagram

Love of my life… Aura❤

A post shared by Renis Gjoka (@renisgjoka) on

Share With:
Translate »
907 Views