Kjo nënë bën një listë të disa të vërtetave për fëmijët e saj
Çdo gjë në jetë duhet të fitohet – përfshirë respektin, shoqërinë dhe besnikësinë. Ju duhet ët punoni shumë në shkollë dhe në jetë për t’i pasur këto gjëra.
Të dashur fëmijë të mi, këto janë disa gjëra që unë me të vërtetë dua që ju t’i dini:
Ju nuk shpërbleheni për secilën gjë që e bëni.
Gjithmonë jini të sjellshëm – mirësia është ngjitëse dhe ju do të ndiheni mirë nëse jipni shembull të mirë të natyrës suaj të bukur. Nëse fëmijët e tjerë tregohen të vrazhdë me miqtë tuaj, ju duhet t’i mbroni me gjithë zemër.
Jini të guximshëm – hiqni nga mendja fjalët “nuk mundem”. Nëse nuk provni t’i bëni gjërat, kurrë nuk do ta dini, ju madje mund ta befasoni veten.
Vallëzoni dhe këndoni – Nuk është me rëndësi nëse nuk keni ritëm ose tingëlloni shumë keq. Ju nuk i pengoni prindërve tuaj nëse bëni pak zhurmë në kuzhinë.
Dijeni se ne gjithmonë do të bëjmë më të mirën – Ta keni me dije se nëna dhe babai juaj do të bëjnë gjithmonë më të mirën e mundur për ju.
Tani, për të njëqindtën herë, shkoni pastroni dhomën tuaj!
Ju do Mami!