Fëmijët e Valbona Selimllarit sfidojnë gjithë të rriturit, ngjisin bashkë me mamin majën e Jezercës
Vera na ofron mundësinë për të kaluar më shumë kohë me familjarët, për shkak të ditëve të pushimit. Disa zgjedhin të arratisen drejt detit, ndërsa të tjerë preferojnë që orët e nxehta t’i kalojnë në freskinë e malit. Të njëjtën gjë ka zgjedhur të bëjë edhe Valbona Selimllari, e cila së fundmi ka vizituar një nga vendet më të bukura në Shqipërinë e Veriut. Së bashku me një nga djemtë dhe vajzën Vivien, Valbona ka ngjitur majën e Jezercës. Ish-miss Shqipëria ka pozuar në një fotografi përkrah dy fëmijëve të saj dhe të tre ata shfaqen duke mbajtur në duar një flamur shqiptar.

Përkrah fotografisë Valbona ka shkruar: “Liqenet e Jezercës me dashuritë e mia që u ngjitën vetë dhe i sfiduan të gjithë të rriturit”. Jezerca është maja më e lartë e Alpeve Shqiptare, që jo çdokush do guxonte ta ngjiste, ndaj fëmijët e Selimllarit janë vërtet një shembull i mirë për të rriturit. Kemi vënë re shpesh se Valbona shoqërohet në çdo vend që viziton nga fëmijët e saj, një mënyrë e mirë për t’i njohur ata me bukuritë natyrore të Shqipërisë. Kujtojmë se bukuroshja e ekranit shqiptar është nënë e tre fëmijëve dhe rrallë herë ndodh që ajo të shfaqet me ta në rrjete sociale.