Diellza Kolgeci përsërit setin e shtatzanisë por tashmë me vajzën në krahë
Ish Miss Kosova dhe e cilësuar si njëra ndër vajzat më të bukura shqiptare, Diellza Kolgeci pa dyshim i meriton këto epitete.
Kolgeci e cila ka një të kaluar edhe në muzikë, së fundmi është bërë nënë duke sjellë në jetë një vajzë me partnerin e saj, futbollistin Fisnik Rugova.
Ajo e mbajti të fshehur shtatzëninë deri në një periudhë të shtyrë, ndërsa bëri publike festën e bebes dhe më pas, edhe momentet pas lindjes së vajzës.
E së fundmi, ajo mahniti me dukjen e saj në një fotosesion të ri të realizuar pak para se të lindte vajzën, dhe menjëherë pas lindjes.
Në një veshje si mbretëreshë tribale, Diellza po duket njëkohësisht edhe e egër e edhe e ndjeshme pranë të bijës, e cila qëndron kaq ëmbël në krahët e së ëmës.
Kolgeci madje u bë titull i mediave rozë, për rikthimin e linjave të saja trupore menjëherë pas lindjes e për këtë, ka shumë për t’iu falënderuar gjenetikës së mirë që gëzon!