6-vjeçari mbahet i lidhur me zinxhirë nga babai

Një djalë, vetëm 6-vjeç, i mbajtur i lidhur me zinxhirë si “një qen”, nga babai i tij, është liruar më në fund nga abuzimi i tmerrshëm. Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë, ku fëmija u gjet i lidhur pas një dere.

Trupi i tij kishte shenja të dukshme të dhunës së ushtruar nga i ati. Ai jetonte me të atin dhe njerkën, ndërsa tani u largua nga autoritetet.

Autoritet vepruan, pasi djali i kishte treguar shokëve të tij për dhunën që i ati ushtronte ndaj tij. babait të tij pritet t’i hiqet e drejta prindërore dhe të përballet me akuzën për “abuzim me fëmijë”, që mund t’i kushtojë 5 vite heqje lirie.

Share With:
Translate »
712 Views