Raporti i OKB-së: Gratë shqiptare 6-8 orë punë shtëpie në ditë, burrat dredhin zinxhirin

360 minuta punë shtëpie bëjnë në ditë gratë pa fëmijë, kurse 500 minuta punë shtëpie në ditë bëjnë gratë me fëmijë të vegjël. Siç duket barazia gjinore e pretenduar se ka ardhur kohët e fundit në familjet shqiptare nuk është dhe aq e vërtetë.

Detaji interesant që e mbështet edhe më shumë këtë është fakti që burrat beqarë bëjnë më shumë punë se të martuarit. Se këtyre të fundit ua bëjnë gratë.

Disa nga përgjigjet e burrave të intervistuar kanë qenë: “Për punët e shtëpisë? Po gratë i bëjnë zakonisht. Kush do t’i bëjë tjetër? Ai që është burrë i mirë e ndihmon pak…se kur ka punë burri nuk e ndihmon dot gruan”.

“Keq është situata, është çik mentaliteti janë dembelë meshkujt shqiptarë. Kanë turp por nuk është turp, si burrat edhe gratë janë të barabartë, unë vetë e ndihmoj gruan edhe kur kam kohe gatuaj”. Kështu që barazia mes burrave dhe grave është ende diçka për t`u bërë.

Share With:
Translate »
690 Views