Pse shkelmon bebi në barkun e nënës

Foshnjat gjatë qëndrimit në barkun e nënës lëvizin shpesh, por ka raste kur edhe godasin. Ka disa arsye pse bebet shkelmojnë barkun e nënës. Kështu, goditja tregon shëndetin e mirë të bebes, zhvillimin dhe aktivitetin e saj. Bebja reagon menjëherë ndaj ndryshimeve në ambient, posaçërisht kur dëgjon tinguj të jashtëm.

Kur shtriheni në anën e majtë, goditja e bebes në bark bëhet më e fortë, për shkak se shton qarkullimin e gjakut në fetus. Nënat mund të presin goditje më të shumta pas ushqimit. Bebja fillon të shkelmojë pas nëntë javësh në stomak.

Një numër i vogël i goditjeve mund të tregojë për shëndet të dobët të bebes dhe sasisë së pamjaftueshme të oksigjenit. Nëse zvogëlohet numri i goditje pas 36 javësh, atëherë kjo është normale. Goditjet paraqiten edhe kur bebja ndjen se në çfarë pozicioni ndodheni.

Kur shkelmimet janë të rralla, nuk do të thotë se diçka nuk është në rregull, sepse ndoshta bebja pushon në mitër për 40-50 minuta. Në shtatzëninë e parë, goditjet paraqiten në mes të javëve 16 dhe 25 të shtatzënisë, ndërsa në shtatzëninë e dytë, në javën e 25-të.

Share With:
Translate »
5376 Views