Rrëzimi i helikopterit në det, mes viktimave miliarderi dhe vajza e tij

Miliarderi dhe filantropi Chris Cline, si edhe 6 persona të tjerë kanë humbur jetën nga aksidenti me helikopter të enjten në Bahamas.

Miliarderi i qymyrit të West Virginia,  humbi jeten në aksident së bashku me vajzën e tij, tre miqtë e saj nga kolegji dhe dy persona të tjerë.

“Sot ne humbëm një yll dhe një mik shumë të ngushtë,”-tha guvernatori i shtetit Jim Justice. “Chris Cline ndërtoi një perandori dhe në çdo rast ishte gjithmonë aty për të dhënë. Çfarë njeriu i mrekullueshëm, i dashur dhe bamirës që ishte.”

Policia tha se helikopteri u largua nga Big Grand Cay rreth orës loakle 14:00 të enjten  dhe u raportua i humbur 12 orë më vonë, kur nuk mbërriti në Fort Lauderdale, destinacionin e synuar.

Policia zbuloi se avioni u rrëzua 16 metra nën ujë rreth 2  milje larg Grand Cay në Abacos.

Brenda mjetit fluturues ishin trupat e 4 femrave dhe 3 meshkujve.

Piloti i helikopterit u identifikua si 52-vjeçari Geoffrey Lee Painter i Barnstaple.

Chris Cline, Elin Nordegren at THE LAUNCH OF MARCHESA FOOTWEAR IN PARTNERSHIP WITH AKH GROUP – Mon, Dec 7, 2015

Share With:
Translate »
736 Views