Në pagëzimin e Archie, princi i vogël është bërë një kopje e babait të tij

Meghan Markle dhe princi Harry kanë pagëzuar sot djalin e tyre, Archie. 8 javë pas lindjes, Archie është pagëzuar nga kryepeshkopi i Canterbury në Windsor Castle. Pagëzimi është realizuar në prani të 25 familjarëve të çiftit mbretëror.

Në faqen zyrtare të familjes mbretërore në Instragram janë publikuar dy foto mjaft të bukura nga ky moment pagëzimi i princit Archie.

“Duka dhe Dukesha e Sussex janë të gëzuar të ndajnë me ju lumturinë e kësaj dite dhe dëshirojnë të falënderojnë të gjithë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ata ndihen aq me fat që kanë gëzuar këtë moment të veçantë me familjen dhe miqtë e tyre”,-shkruhet në postimin në Instagram, në faqen zyrtare të familjes mbretërore.

Fotografitë e bukura nga ky moment u realizuan nga Chris Allerton në Windsor Castle.

Në foto ajo çfarë vihet re është mungesa e mbretëreshës Elizabeth II. Për shkak të angazhimeve të saj, mbretëresha nuk mund të ishte e pranishme në pagëzimin e stërnipit.

Share With:
Translate »
549 Views