Nicole Kidman dhe Keith Urban do të bëhen sërisht prindër

Ëndrra e Nicole Kidman së shpejti mund të bëhet realitet.

Aktorja e famshme po planifikon të adoptojë një djalë me bashkëshortin Keith Urban.

Çifti janë prindër të dy vajzave Sunday Rose dhe Faith Margaret.

Gjithashtu 51-vjeçarja ka edhe dy fëmijë të adoptuar nga martesa e mëparshme me Tom Cruise, Connor dhe Isabella.

Por Daily Mail raporton se ylli i Hollywood dëshiron të bëhet nënë sërish. Dhe po kërkon të adoptojë fëmijën e parë me Urban.

Sipas burimeve çifti është shumë i lumtur pë vendimin që kanë marrë pasi asnjeri prej tyre nuk mund ta ndryshojë dëshirën për t’u bërë përsëri prindër.

“Asnjëri prej tyre nuk po rinohet dhe Nicole ka pranuar që nuk do të bëjë një fëmijë natyrisht në moshën e saj, kështu që birësimi dukej si rruga e drejtë,”-pohoi burimi.

Share With:
Translate »
559 Views