10 super-ushqimet dhe recetat për vogëlushët tuaj

Kur fëmija juaj fillon të hajë ushqim të fortë, ai po futet në një botë krejt të re të shijeve dhe erërave. Por cilat janë kafshatat që me të vërtetë janë të mira për stomakun e tyre të vogël? Zbuloni ushqimet më të mira që ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj. 10 rekomandimet nga mjekët për frutat, perimet apo mishrat që duhen përdorur. Këto ushqime janë cilësuar si superheronjtë e kuzhinës për foshnje.

Boronica
Ngjyra e saj është antioksidanti më i mirë. Boronicat janë të mira për sytë e fëmijës tuaj, trurin dhe traktin urinar, thotë Stephen Gass , bashkautor i librit “Aventurat e kuzhinës për fëmijët dhe nënat”

Receta: Gass sugjeron këtë supë të lehtë boronice: Kombinoje 1/4 e nje filxhani me boronica me një lugë gjelle ujë në një tas, vendoseni në mikrovalë për 30 sekonda, lëngun lëreni të ftohet. Pastaj hidhni pak kos.

Kosi
Kos është një ushqim i i mrekullueshëm për ta nisur kur fëmija juaj është rreth 6 muajsh. Kosi nxit sistemin imunitar dhe ndihmon shëndetin  e trurit dhe të zemrës. “Është gjithashtu burim i mirë i kalciumit dhe vitaminës D, dhe kjo gjithashtu kontribuon në zhvillimin e eshtra të shëndoshë dhe dhëmbëve, ” thotë Nancy Hudson, profesore për ushqyerjen në Universitetin e Kalifornisë në Davis.

Kosi i thjeshtë është më e mirë sepse nuk ka sheqerna shtesë.

Receta: Kos është shumë i mirë vetëm, por Hudson sugjeron përzierjen e kosit me ure molle, pure avokadoje, ose drithëra për foshnje.

Kungulli
Kungulli është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, është natyrisht i ëmbël dhe është i butë.

Receta: Pjesën e brendshme të butë të kungullit e përziejmë me djath parmixhan dhe pak erëza dhe e skuqim, sugjeron mjekja pediater Susanna Block, drejtoreshë e “Ëorld Baby Foods”.

Thjerrëzat
Ato janë plot me proteina dhe fibra. Thjerrëzat janë një nga ushqimet më të lira e më të shëndetshme që ju mund të blini.

Receta:  Kombinojeni thjerrëzat duke i gatuar me perime të stinës dhe me borzilok e rigon, sugjeron dietologja Karin Hosenfeld.

Perimet me gjethe (spinaq, etj)
Zarzavatet me gjethe mburren me sasitë e larta të hekurit. Spinaqi është ndoshta më i njohuri i këtij grupi, por ka shumë varieteteve të tjera, duke përfshirë lakrën jeshile, lëpjeta dhe të gjitha llojet e lakrave të gjelbërta.

Receta: Një tufë më zarzavate jeshile i gatuajmë me avull dhe pastaj i përziejmë me drithëra që ti jepni fëmijën tuaj një dozë të dyfishtë të hekurit. Eksperimentoni të gjitha mënyrat për të parë se çfarë fëmija juaj pëlqen.

Brokoli
I mbushur me acid folik, fibër dhe kalcium, brokoli është gjithashtu i njohur për vetitë për të luftuar kancerin thotë dietologja Kate Geagan, autore e “Go Green, Get Lean”. Në sajë të përbërjes së squfurit ai ka një aromë të veçantë që mund të ndihmojë zgjerimin e shijeve të fëmijës suaj .

Receta: Gatuajeni në avull deri sa të zbutet, prijeni me copa me madhësi bizeleje dhe pastaj ftoheni. Brokoli i ftohtë është nganjëherë më i pranuar nga foshnjat.

Avokados
Avokadot janë një burim i pasur i yndyrave të pangopura, thotë mjeku Leanne Cooper, autor i “Me çfarë ta ushqej bebin tim”. Në fakt, përbërja e yndyrës është disi e ngjashme me atë të qumështit të gjirit.

Receta: Provoni ta kombinoni avokadon pure me ushqime të tjera të tilla si: krem djathi , mollë , ose peshk të konservuar, sugjeron Cooper .

Mishi
Shumë prej nesh nuk mendojnë për mishin si një ushqim tipik për fëmijë , por është një nga zgjedhjet më të duhura. ” Mishi është një burim i madh i zinkut dhe hekurit, ” thonë mjekët.

Receta: I gatuar mirë dhe fruluar është i lehtë për tu përtypur. Eksperimentoni me të duke shtuar perime të ndryshme të sezonit. Sigurisht edhe mishin e gatuar në gjellëra familjrave apo në supë, vetëm kujdes që ta zieni sa më mirë dhe të jetë i butë e në copa të vogla.

Kumbulla të thara
Ato kanë shumë fibra dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut tek fëmijët.

Receta: Mund tia jepje në forme pureje vetëm ose të përziera me ushqime të tjera, të tilla si : drithëra ose pure molle. Nëse fëmija juaj është kaps  Broën këshillon të shtohet një lugë çaji ose dy dhe të përzihet me qumështin e gjirit ose formulës.

Mandarinat
Të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë mandarinat janë një ushqim shumë i mirë. “Bebet vërtetë e dashurojnë shijen e tyre, ” thotë Hosenfeld .

Receta: Kjo është veçanërisht e lehtë për të përgatitur – vetëm pritet në copa me madhësi sa një kafshatë e bebit.

Share With:
Translate »
2773 Views