Patatja e ëmbël ushqim bazë për bebet dhe fëmijët

Perimet janë një burim i mirë i vitaminave për bebet dhe fëmijët dhe ka disa nga to që janë më të veçuara për shkak të vitaminave dhe përbërësve ushqyes që posedojnë. Kësaj radhe do të flasim për pataten e ëmbël e cila është e mrekullueshme për shëndetin e fëmijës. Tek bebet, nisur nga muaji i gjashtë, patatja e ëmbël mund të zihet dhe më pas të bluhet. Ajo mund edhe të piqet në furrë. Patatja e ëmbël ka veti ushqyese dhe shumë vitamina që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të fëmijës. Patatja e ëmbël mund edhe të kombinohet me ushqime tjera sikurse brokoli apo karrota. Është mirë që bebeve apo fëmijëve tuaj ti jepni patate të ëmbël të paktën dy herë në javë.

Share With:
Translate »
6359 Views