Imagjino ta kesh vjehërr! Mamaja e dhëndrit na shokoi me këtë veprim në dasmë, në sy të nuses!

Fotot e një vjehrre në internet kanë xhindosur përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi ajo shfaqet duke u përqafuar në mënyrë të frikshme me të birin, ndërkohë që nusja e shkretë pret të lirohet radha për të kërcyer me bashkëshortin e saj.

Gruaja anonime, e cila besohet të jetë nga SHBA, është parë e ngjitur tek dhëndri në fotot e publikuara nga xhaxhai i nuses në Reddit.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ajo kishte veshur një fustan të bardhë në ditën e madhe, gjë që ndezi një stuhi kritikash nga përdoruesit Reddit.

Xhaxhai i befasuar e përshkroi postin: “Vjehrra mbante veshur një fustan të bardhë në dasmë”.

Ajo shihet teksa kërcen çuditshëm e ngjitur me të birin, ndërsa komenti i xhaxhait të nuses e bën edhe më interesant postimin:

“Jam shumë i lumtur që jetojnë 1600 kilometra larg vjehrrës”.

“Është pak e frikshme që nënë e birë qëndrojnë duke prekur ballin e njëri-tjetrit”, shkruan një përdoruese e Reddit.

“Me siguri po shpreson që të shkojë edhe në suitën e muajit të mjaltit”, vijon një tjetër.

Share With:
Translate »
632 Views