Nënë e dy djemve, Xhemi shpreh dëshirën për tu bërë sërish nuse në përvjetorin e martesës
Xhemi Shehu ka zbuluar publikisht dëshirën për t’u veshur nuse me anë të një komenti në një prej fotove të fustaneve të Marçela Latit. “Unë do bëj përvjetor më duket”, shkruan ajo duke treguar kështu dëshirën e madhe që ka dhe faktin që fustani në fjalë i pëlqeu shumë. Megjithëse për pak muaj feston plot 9 vite martesë, Xhemin nuk e kemi parë të veshur si nuse në dasmën e saj. Ajo ka sfiluar si modele disa herë duke u kthyer në një nga nuset më të bukura të pasarelave, por nëse do realizohej kjo dëshirë e saj me siguri do ishte surprizë shumë e bukur edhe për publikun.
Moderatorja është e martuar me një biznesmen të suksesshëm në Tiranë dhe është nënë e dy djemve.

