“Ku e ke kërthizën?” Fansat akuzojnë Xhensilën për photoshop pas lindjes

Pak minuta më parë këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram një foto ku shfaqet mjaft seksi.

Këngëtarja ka veshur një kostum sportiv të kombinuar me flokë të çrregullt ku tregon edhe barkun e sheshtë.

Fotoja është pëlqyer shumë nga fansat, megjithatë ata kanë vënë re një detaj të çuditshëm.

Në barkun e bukuroshes thuajse nuk duket kërthiza dhe kjo i ka habitur të gjithë.

Në komentet e fotos ata e pyesin se çfarë ka ndodhur me të dhe ka nga ata që e akuzojnë për photoshop.

“Photoshop-i ja paska zhduk edhe kthizën”, shkruan një komentuese.

“Paskan harru me ta qit kthizën photoshop i gabuar”, shkruan një tjetër.

Xhensila Myrtezaj rreth një vit më parë u bë nënë e një vogëlusheje të quajtur, Ajka dhe me sa duket nuk ka asnjë shenjë nga lindja.

Share With:
Translate »
612 Views