Sharon Stone flet për goditjen në tru: Unë si Lady Diana, e harruar nga të gjithë, edhe nga im bir

“Isha një nga gratë më të famshme e më të dashura në botë, pastaj të gjithë më harruan. U ndjeva e braktisur dhe sikur humba gjithçka, përfshirë edhe djalin tim”, tha Sharon Stone duke treguar dramën e jetës së saj.

Ishte viti 2001 kur ajo pësoi një goditje në tru.

“Nuk do resht kurrë së falënderuari të gjithë mjekët që më shpëtuan jetën. Pasi u shërova e nisa gjithçka nga zeroja në kuptimin e vërtetë të fjalës. Mësova nga fillimi të bëj gjërat më elementare si të ecja, të flisja, të shkruaja, të gjitha deri edhe tek fitimi i të drejtës së kujdestarisë së djalit tim Roan. I humba të gjitha dhe u harrova lehtësisht siç edhe Lady Diana. U harrova nga ata që presupozohej të më donin shumë”, tregoi Sharon Stone që shtoi se u ndje e tradhtuar nga të gjithë, edhe nga miqtë, kolegët dhe djali.

Por tani, 20 vjet më pas gjithçka ka kaluar.

Share With:
Translate »
581 Views