Nënë e një djali, Adrola Dushi tregon profesionin e ëndrrave: Dështova

Shumë të reja ëndërrojnë të bëhen modele, por ky nuk është rasti i bukuroshes Adrola Dushi. Ajo nuk ëndërronte fare të bëhej modele, por të kishte një profesion tjetër që nuk kishte të bënte aspak me botën e spektaklit dhe fushën e bukurisë.

Në një intervistë për “Prive”, Adrola ka treguar se dëshironte të bëhej arkitekte, por nuk arriti ta realizonte.

“Jam rritur në një qytet të vogël dhe unë kam thënë gjithmonë jam fanatike dhe nuk kam ëndërruar kurrë të bëhem modele. Nuk e di se si jam bërë modele apo miss. Ëndrra ime ishte të bëhesha arkitekte, ngase vëllai im ka studiuar për arkitekturë dhe e adhuroja punën që ai bënte. Më dështoi, nuk i dihet kurrë jetës por momentalisht jam modele”, ka treguar Adrola.

Share With:
Translate »
824 Views