Po Roza ç’pati? Shpërthen keq ndaj familjes së famshme

Chiara Ferragni është një nga bloggeret më të suksesshme. Përveç karrierës, ajo është e njohur dhe për martesën me një nga reperët më të njohur në Itali, Fedez. Dyshja bën një jetë përrallash dhe momentet që kalojnë së bashku me djalin e tyre, nuk hezitojnë t’i ndajnë dhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Si çdo VIP, edhe Chiara me Fedez marrin komente pozitive, por dhe shumë negative në të njëjtën kohë. Mbrëmjen e djeshme, dyshja ka publikuar një portret familjar dhe ky postim i është dukur pak i tepruar moderatores shqiptare, Roza Lati, e cila i ka shkruar atyre një koment. “Ishit shumë të bukur kur ishit thjesht të dashuruar. Tani me këto fotot ‘familja e lumtur’ në çdo postim, na keni çarë dërrasat! Do t’ju bëj ‘unfollow’ të dyve se s’jeni më interesant. Ti Chiara ik humb në ndonjë ‘fashion week’, burrin ma lër mua për nja dy javë. Vetëm aman mos postoni më foto familja-familja-familja, bëjini nja dy javë pushim, ju lutem. Faleminderit. Me respekt, RL”, ka shkruar Roza. Mesa duket, moderatorja ka qenë një fanse e çiftit të njohur, por duket se tani nuk ka ndërmend të ndjekë më asnjërin.

Share With:
Translate »
601 Views