Surprizë! Aktorja e njohur është në pritje të fëmijës së dytë dhe sapo na tregoi barkun

Aktorja e njohur Anne Hathaway është në pritjen e ëmbël për herë të dytë dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon edhe barkun e rrumbullakosur.

“Nuk është për ndonjë film. Për të gjitha ato që vuajnë inferilitetin dhe vështirësitë e ngjizjes, asnjëra nga shtatzënitë e mia nuk ka qenë e lehtë”, shkruan aktorja krahas fotos.

Ky është fëmija i dytë për të pas martesës me Adam Shulman në vitin 2012.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një djalë 3-vjeçar të quajtur, Jonathan Rosebanks Shulman.

Share With:
Translate »
509 Views