Motra e madhe i bëri Zahos dhuratën më të bukur për ditëlindje

Kush e ka kujtesën e fortë mundet ta sjellë ndërmend foton e veçantë të pesë viteve të shkuara, kur Kryeministri i vendit Edi Rama ndau me të gjithë lajmin e lindjes së djalit të dytë. Me të birin në krahë, në një foto bardh e zi, nga klinika në Itali ku Linda solli në jetë fëmijën e saj dhe të Edit, asokohe, Kryeministri Rama shkroi në foton që postoi në rrjetet sociale: “Linda solli në jetë Zahon”! E nga ajo ditë, kanë kaluar plot pesë vite! Zaho është rritur dhe ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e tij të pestë.

Kryeministri ka zgjedhur që përmes një fotoje ku shfaqen dy djemtë e tij, i madhi Greg dhe më i vogli i familjes Zaho, të shkruajë urimin e tij special, ndërsa në foto duket qartë protagonisti Zaho që ka zgjedhur të pikturojë fytyrën me personazhin e tij të preferuar, Spiderman. Ndërsa, Rama ka shkruar në foto: “Vëllezër në momentin kur njëri sa është bërë 5 dhe tjetri përgatitet të bëhet 30”.

Ndërkohë, edhe motra e Zahos, Rea ka vendosur që të ndajë virtualisht një foto të veçantë nga festa e ditëlindjes, me motive vizatimesh nga personazhet e preferuara të Zahos. Në një familje ku ka akitektë dhe piktorë, nuk mund të kishte dhuratë më domethënëse se kjo pikturë e Zaho Spidermanit.

Share With:
Translate »
1177 Views