E motra sulmon sërish Meghan Marklen: Je turp për familjen!
Meghan Markle po përgatitet për të festuar 38-vjetorin e lindjes. Por ndërkohë, e motra Samanta Markle, në një intervistë për “Daily Star” e ka quajtur Meghanin, një turp për emrin e familjes.

Ajo tha se, shpreson që djali i saj, Archie, ta trajtojë Meghanin ashtu siç po trajton ajo babanë e vet.

Komentet e Samantës vijnë disa muaj pasi ajo i kërkoi falje publikisht Meghanit për ofendimet e saj, të mëparshme, por Dukesha nuk dha fare reagim, informon dritare.net
Por kësaj radhe, Samanta e ka fyer Meghan për sjelljen e saj jokrishtere, duke e quajtur pagëzimin e Archie të falsifikuar. Ajo tha më tej se: “Jam e çuditur si nuk ra zjarr në kishë, kur hyri Meghan.”

“Që motra ime të hyjë në kishe, duke ditur se çfarë i bëri babait, duke e injoruar atë në çdo festë, dasmë, është mosrespekt. Babai im ka qenë i mahnitshëm me të. Uroj që faji ta konsumojë atë. Çdo gjë që është thënë për babanë është gënjeshtër, për ta bërë atë të duket më e mirë dhe për ta lënë jashtë familjes së Archie, sepse egoja e saj nuk e lejon të pranojë atë që është e gabuar.”,- tha Samanta./