Si dukeshin këto 11 gra të famshme kur ishin adoleshente

Është mëse normale të dukeni dhe të ndiheni ndryshe nga ç’ishit në gjimnaz. Ky sentiment, vlen patjetër edhe për personazhet e famshëm. Për sa i përket pamjes, këto gra kanë ndryshuar shumë, duke nisur nga ndryshimet drastike në flokë e deri te grimi karakteristik.

Këtë javë, aktorja Christina Hendricks postoi një foto nga adoleshenca ku dukej si krejt e kundërta e asaj që është tani. Ndërsa Madonna, para se të bëhej mbretëresha e popit, kishte kaçurrela brune, të gjata deri në bel. Reese Witherspoon, në adoleshencë, kaloi nga floku natyral në bjonden e përjetshme që është sot. Drew Barrymoore, figura e viteve ’90, e zëvendësoi buzëkuqin bojëkafe me tonalitete të të kuqes e vjollcës, ndërsa Zoë Kravitz e Lena Dunham, vendosën të presin flokët shkurt. Kim Kardashian e Nicki Minaj janë kameleonë, e medoemos i janë rikthyer një ose disa herë stilit të gjimnazit.

Christina Hendricks

Madonna

Reese Witherspoon

Nicki Minaj

Jennifer Aniston

Kim Kardashian

Drew Barrymore

Zoë Kravitz

Mandy Moore

Pamela Anderson

Lena Dunham

Share With:
Translate »
655 Views