Alfio dhe Fatma nisen me pushime dhe japin lajmin e bukur për fansat
Alfio dhe Fatma, një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar kanë zbuluar se më në fund kanë nisur pushimet. Në këto ditë të nxehta vere, dy të dashuruarit me siguri kanë zgjedhur një destinacion bregdetar. Me anë të një postimi të bërë vetëm pak minuta më parë Alfio zbuloi një detaj shumë interesant. Së shpejti një ‘vlog’ me protagonist çiftin e njohur do publikohet dhe me siguri do ketë detaje shumë interesante për jetën e tyre. Ditët e fundit është folur për një shtatzani të mundshme të moderatores dhe me siguri, kanë gjetur këtë mënyrë interesante për lajmërimin e vecantë. Xhirimet do të nisin në makinë dhe do vazhdojnë në vende të tjera që do vizitohen nga çifti.

Kujtojmë se që nga koha kur lidhja e Alfios dhe Fatmës u bë publike dy të dashuruarit nuk ngurojnë të publikojnë momentet më të ëmbla pranë njeri-tjetrit me të gjithë ndjekësit e tyre.