Baba shembullor: Zërin e zë gjumi në krahët e Gjikos dhe kjo është video më e ëmbël

Në shkurt të këtij viti, reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin super të veçantë, Zëri.

I vogli është kthyer në një ndër bebushat më të njohur të showbiz-it dhe vazhdimisht në profilet e tyre në Instagram, Elita dhe Gjiko publikojnë foto të të birit.

Mbrëmjen e sotme, reperi ka ndarë me fansat një video shumë të ëmbël, ku shfaqet duke vënë në gjumë Zërin.

Djali është mbështetur në kraharorin e Gjikos, teksa reperi e tund në krahë, ndërsa krahas videos shkruan: “Shsh shsh shsh.”

Kjo nuk është hera e parë që Gjiko ndan me fansat momente ku shfaqet duke u kujdesur për Zërin, i cili tashmë është bërë kryefjala e jetës së çiftit.

Share With:
Translate »
442 Views